Vinicius Junior foli para ndeshjes me Bayern Munich: “Periudha me Xabi ishte mësim, u përmirësova si njeri. Nuk u lidha me të, por me Arbeloa kam lidhje të madhe dhe besim si me Ancelottin. Gjithmonë kam dhënë gjithçka. Nuk kisha qenë kaq gjatë pa gola; si i ri nuk kisha mendje të kthjellët, por mësova dhe lojtarët e mirë reagojnë”.
Për Bayernin: “Më e rëndësishmja është lidhja me tifozët. Përballemi me një ekip të madh, por kemi eksperiencë”. Për rënien: “Në Mallorca nuk ishim të lidhur; nëse nuk jemi 200%, nuk fitojmë”. Për raportin me Mbappé: “Njerëzit thonë shumë gjëra, Kylian gjithmonë ka shënuar gola dhe na ka ndihmuar. Duhet të jemi të lidhur edhe ndaj Bayernit. Me të kam një lidhje të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë fushës”.
Për rinovimin: “Shpresoj të vazhdoj këtu shumë vite. Kam besimin e presidentit, jam i lumtur”. Forma: “Ndihem shumë mirë. Kam kaluar momente të vështira, por punoj për të qenë 100%”. Vlerësim për Kane: “Shënon shumë, por bavarezët kanë edhe lojtarë të tjerë të spikatur”.
Nëse shqetësohet kur thonë se ka më pak ekuilibër me Mbappé dhe Vini bashkë: “Sigurisht më shqetëson, por duhet të kuptojmë çfarë kërkon klubi. Atë që vjen nga jashtë nuk mund ta ndryshojmë. Nëse jemi bashkë, e bëjmë ekipin më të mirë”.
Racizmi: “Të varfrit dhe të zinjtë e kanë më të vështirë, duhet të luftojmë bashkë”. Ai nervozizëm me Xabi Alonso për zëvendësimin: “Ishte një moment jo i bukur, iu kërkova falje të gjithëve. Më pëlqen të luaj çdo ndeshje dhe nuk dola mirë nga ai moment. Më pas, me kokën e ftohtë, e kupton që ke gabuar. Jam i ri dhe çdo ditë është një përvojë e re ku mund të përmirësohem”.
The post Vinicius: Nuk arrita të lidhem me Xabi Alonson, tani me Arbeloa kam një raport special appeared first on Telesport.










