Vasilj për penalltitë e Bosnjë-Itali: Donnarumma u tregua krejt antisportiv, nuk mund ta besoja

Kampionati ka rifilluar, por dhimbja për moskualifikimin e Italisë në Botërorin e ardhshëm është ende e freskët. Portieri i Bosnjës, Nikola Vasilj, pas barazimit 1-1 të St.Paulit ndaj Union Berlin, foli për serinë e penalltive në Zenica dhe grindjen me Gigio Donnarumma:

© X

“Donnarumma u përpoq të më shkatërronte fletën ku kisha shënuar informacionin mbi penalltitë e italianëve, por fatmirësisht stafi kishte një kopje. Nuk e dija që në stol kishin një fletë tjetër, por asgjë nuk iu la rastësisë”.

© X

Ai sulmoi drejtpërdrejt portierin e Manchester City: “Nuk mund ta besoja çfarë po më ndodhte, është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Me Donnarumma filluam të diskutojmë, pastaj shkova tek arbitri për të kërkuar një karton për të. Sjellja e tij më dukej krejt antisportive. Në fund…, nuk dua të them më shumë…, fituam dhe dikush thotë se është karma. Ndoshta po, ka diçka të tillë në këtë histori”.

© X

The post Vasilj për penalltitë e Bosnjë-Itali: Donnarumma u tregua krejt antisportiv, nuk mund ta besoja appeared first on Telesport.