Carrick merr lajmin e mirë nga infermieria, mbrojtësi rikthehet në stërvitjen pas 3 muajsh

Patrick Dorgu ka rinisur stërvitjen në bar ndërsa vazhdon rehabilitimin e tij nga një dëmtim në kofshë të pasme që pësoi në janar. Danezi ka kryer punë individuale në bazën Carrington të Manchester United dhe shpreson të kthehet para fundit të sezonit.

Një lajm që ka gëzuar pa masë trajnerin Michael Carrick, i cili këtë javë do ta çojë ekipin e tij në Dublin për një kamp stërvitor përpara ndeshjes së tyre në Premier League kundër Leeds, më 13 prill. Me ekipin do të udhëtojë edhe Dorgu.

Mbrojtësi 21-vjecar ka zhvilluar në total 22 ndeshje këtë sezon në Premier League para se të dëmtohej, duke shënuar edhe 3 gola. Ai ende nuk është provuar nga trajneri Carrick, që erdhi në “Old Trafford” në mes të sezonit.

Një lojtar që ka luajtur mirë, duke qenë shpesh në zonën kundërshtare, por dëmtimi i tij krijoi jo pak probleme. Edhe pse ende nuk ka nisur stërvitjen me top, Dorgu synon që të rikthehet në fushë që këtë sezon, për të luajtur të paktën 2-3 ndeshjet e fundit.

The post Carrick merr lajmin e mirë nga infermieria, mbrojtësi rikthehet në stërvitjen pas 3 muajsh appeared first on Telesport.