Harry Kane nuk ishte në listën për ndeshjen e fundit të Bundesligës ndaj Freburg, pasi lëndoi kyçin e këmbës me përfaqësuesen e Anglisë, duke shkaktuar shqetësime. Megjithatë, askush nuk dyshon se kandidati kryesor për të rrëmbyer “Këpucën e Artë” nga Kylian Mbappé nuk do të mungojë nesër në “Bernabéu”, përveçse nëse është plotësisht i paaftë.
“Besoj se do të luajë, madje edhe me karrocë”, – tha Joshua Kimmich pas fitores të shtunën. “Mendoj se do të luajë, madje edhe duke u tërhequr në fushë, nëse duhet. Shpresoj të jetë në formë për të martën. Nëse nuk gaboj, nuk kemi fituar kurrë aty që kur jam unë te Bayerni”, – shtoi mesfushori.
Në moshën 32-vjeçare, Kane kërkon trofeun e parë të Champions-it dhe të konsolidojë “Këpucën e Artë” me 31 gola, mbi 23 të Mbappé dhe 22 të Haaland, duke synuar të thyejë rekordin e Lewandowskit (41 gola, më 2020-2021). Kane vjen në formë të jashtëzakonshme: 48 gola dhe 5 asistime në 40 ndeshje, pjesë e një “tridenti” me Michael Olise dhe Luis Díaz, që së bashku kanë 86 gola dhe 51 asistime.
The post Kane, për rokadën e “Këpucës së Artë” me Mbappe. Në “Bernabéu” i pranishëm, “madje edhe me karrocë…” appeared first on Telesport.









