Besian Mustafa i LDK-së ironizon me çmimet e naftës: Mos lësho pe Albin

Besian Mustafa ka ironizuar me çmimet a naftës të cilat në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Mustafa teksa ka bërë një krahasim me vendin fqinj Maqedoninë e Veriut e cila ka ulur TVSH-në dhe akcizen, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos lëshoj fare pe.

“Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!”, ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%.

Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+.

Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!