Cole Palmer tha se kishte pritur prej kohësh shiritin e kapitenit, të cilin e mbajti për herë të parë në fitoren e së shtunës ndaj Port Vale, në FA Cup. Me Reece James jashtë për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe zëvendëskapitenin Enzo Fernandez të pezulluar, Palmer udhëhoqi “blues” në fitoren 7-0 në Stamford Bridge.
Rezultati solli një shkallë qetësie në Stamford Bridge pas katër humbjeve radhazi dhe polemikave të krijuara nga Fernandez për një largim. “Kisha kohë që po e presja një vendim të tillë për të mbajtur shiritin e kapitenit,” tha Palmer për vendimin e Liam Rosenior për ta bërë atë kapiten për atë ditë.
“Ishte një moment krenarie për të qenë kapiten. E shijova dhe ishte një pasdite e mirë. Ne kishim nevojë të fitonim. Ishin katër ndeshje të vështira, por të shkonim në gjysmëfinale në Ëembley ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi Cole Palmer.
The post Cole Palmer: E kisha pritur prej kohësh vendimin për të mbajtur shiritin e kapitenit të Chelsea, një krenari appeared first on Telesport.










