Thuram: Më kishte munguar Lautaro, është kapiteni ynë. Për titullin nuk ka mbaruar ende

Protagonist i madh, së bashku me Lautaro Martinez, të cilit i dha dy asistime. Marcus Thuram është rikthyer në nivelin e tij optimal,  në momentin më të rëndësishëm dhe delikat të sezonit:

“Më ka munguar Lautaro, por edhe Pio me Bonny janë shumë të rëndësishëm. Është e vërtetë që kam një lidhje të veçantë me Lautin, edhe skuadra e ka. Ai na jep gjithmonë shembullin e duhur, është kapiteni ynë, shënoi pas një minute dhe jam shumë i lumtur”.

I pyetur në konferencë për titullin, francezi u shpreh: “Nuk e di sa na mungon për titullin, kemi ende shumë ndeshje. Sot morëm tri pikë, tani do të shohim ndeshjet e tjera. Nuk ka përfunduar ende”.

The post Thuram: Më kishte munguar Lautaro, është kapiteni ynë. Për titullin nuk ka mbaruar ende appeared first on Telesport.