Inter-Roma 5-2, krenaria e Lautaros: Përballje direkte, hymë në fushë me mentalitetin e duhur

Pas fitores ndaj Romës, Lautaro vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij për “Dazn”: “Ishte një përballje direkte, ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë dhe për renditjen, për sinjalin që donim t’i jepnim vetes, siç folëm në orët e fundit. Duhej të zbrisnim në fushë me mentalitetin e duhur. Roma është një skuadër e fortë, ndaj jemi të lumtur për fitoren 5-2”.

Përkrah tij ishte Thuram, që rigjeti golin: “Nuk është rikthim, ai ka bërë diferencën si gjithmonë. Rënie forme mund të kemi të gjithë, e kam pasur edhe unë. E meritonim këtë fitore”.

Kapiteni u emocionua kur u pyet për Bastonin: “Kur flas për shokët, më mbushet trupi me mornica. Të gjithë japin shpirtin në fushë. Sot fituam dhe jemi të lumtur, por gjithmonë japim maksimumin. Italianët mbetën jashtë Botërorit, por kanë punuar gjithmonë me kokën lart dhe kjo shihet. Nuk mund të ndalemi, edhe pse një rënie është normale. Punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Jam i lumtur me këta shokë skuadre”.

 

The post Inter-Roma 5-2, krenaria e Lautaros: Përballje direkte, hymë në fushë me mentalitetin e duhur appeared first on Telesport.