Humbja në derbi ndaj Milanit dhe barazimet me Atalantën e Fiorentinën duken të lëna pas për Interin. Skuadra e Cristian Chivu rikthehet në mënyrën më të mirë pas pushimit të kombëtareve, duke mposhtur 5-2 Romën në “San Siro”, për kënaqësinë e trajnerit.
Ai theksoi momentin vendimtar pas pushimit: “Qasja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë, e mbyllëm ndeshjen me dy gola menjëherë pas rifillimit. Kjo skuadër po jep shenja pjekurie, si gjithmonë. Ndoshta në ndeshjet e fundit ka pasur momente kur ka spekuluar më shumë seç duhej. Sonte u paraqitëm në pjesën e dytë me shpirtin e duhur, për të dominuar dhe mbyllur ndeshjen”.
Për vështirësitë: “Të sulmosh Romën nuk është e lehtë. Kishim shqetësime nga Malen, Calhanoglu ishte më poshtë dhe e kishte të vështirë të arrinte Pisilli. Pastaj u bëmë më agresivë dhe rritëm ritmin”.
Për krizën e futbollit italian (Botërori i tretë radhazi pa kombëtaren axurre): “Nuk kam shkop magjik. Jemi të gjithë fajtorë: trajnerë, lojtarë, tifozë, rrjete sociale dhe ndonjëherë gazetarët”.
The post Chivu: Dhamë sinjale pjekurie, shumë mirë pas pushimit. Kriza e futbollit? Jemi të gjithë fajtorë appeared first on Telesport.










