Zbulohet kushti i vendosur nga Gattuso për të dhënë dorëheqjen nga Italia, pas eliminimit nga Bosnje-Hercegovina

Ashtu si presidenti i FIGC, Gabriele Gravina dhe shefi i delegacionit të kombëtares, Gigi Buffon, edhe trajneri Gennaro Gattuso dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Italisë, pas eliminimit nga Bosnje-Hercegovinë në finalen e play-offit për të shkuar në Botëror.

Ndryshe nga dy të parët që e dhanë që ditën tjetër dorëheqjen, Gattuso e vonoi pak dorheqjen e tij për një arsye tejet të veçantë, e cila erdhi tri ditë më pas. Sipas “Corriere della Sera”, arsyeja kryesore që vonoi dorëheqja e Gattuso-s ka të bëjë me kushtin e vendosur prej për të kompensuar në mënyrën e duhur stafin e trajnerëve.

Vetë Gattuso mësohet se nuk ka kërkuar kompensim për largimin nga detyra para se t’i mbaronte kontrata, por kushti i tij i panegociueshëm ka qenë kompensimi i lidhur me pjesën tjetër të stafit.

Nuk është hera e parë që Gattuso heq dorë nga kompensime të tilla, të njëjtën gjë e ka bërë edhe më parë te Milan.

The post Zbulohet kushti i vendosur nga Gattuso për të dhënë dorëheqjen nga Italia, pas eliminimit nga Bosnje-Hercegovina appeared first on Telesport.