Miftaraj: Kurti dhe kabineti i tij nuk e kuptojnë çmimin e naftës, sepse vozisin me vetura zyrtare

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi tha se pushteit “as që e kupton” peshën e shtrenjtimit të naftës ngase ata udhëtojnë me makina zyrtare “pa lekë.”

Për çmimin e regjistruar sot deri në 1 euro e 91 cent, Miftaraj ironizoi se “mbase nuk është edhe shumë shtrenjtë.”

“Nafta 1 Euro e 91 cent mbase nuk është dhe shumë shtrenjtë. Qe pershembull keta me vetura zyrtare as që e kuptojnë ose din se sa kushton nafta se e kane pa lekë. Mimoza Kusari a udheton me makine private apo me makine zyrtare? Ose Kurti? Apo kjo armata e ministrave, zevendes-minisrave dhe keshilltareve te qeverise?”, shkroi Miftaraj.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtunën një masë mbrojtëse për çmimin e derivateve të naftës, ndërkohë që çmimet po vazhdojnë të rriten për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari, njoftoi në rrjetin social Facebook se vendimi për vazhdimin e masës së ndërmarrë më 3 mars hyri tashmë në fuqi.

Masa synon të vendosë kufij për fitimet maksimale të lejuara në shitjen me shumicë dhe pakicë, duke ndihmuar në kontrollimin e rritjeve të çmimeve, por nuk parandalon rritje të mundshme në varësi të çmimeve të importit.