Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar një postim në Facebook ku rikthen në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti lidhur me çmimin e naftës.
Në postimin e tij, Kajtazi shkruan: “Qe qysh e ule çmimin e naftes Albin Kurti, kur te vije ne pushtet. Degjojeni dhe shperndajeni!”, duke e shoqëruar me një video nga një intervistë e mëhershme e Kurtit.
Në këtë intervistë, Kurti deklaronte se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, çmimi i naftës nuk do të ishte i njëjtë për të gjithë, duke theksuar se nuk mund të trajtohen njësoj “xhipat e ministrave” dhe “traktorët që punojnë tokën”.










