Arbeloa mbron skuadrën para Bayern: Fajin e kam unë, të mendojmë…

Pas humbjes me Mallorca me gol të Vedat Muriqit, trajneri i Real Madridit Arbeloa mori përgjegjësi të plotë. Tekniku mbrojti krejtësisht skuadrën madrilene.

“Nese nuk e jep 200%, eshte e veshtire te garosh. Kjo humbje eshte per fajin tim, totalisht faji im.”

“Jam unë ai që bëj formacionin, lojtarët nuk kanë faj. Tani prej tyre kërkoj vetëm te dalin nga këtu dhe të mendojnë për ndeshjen ndaj Bayern”, deklaroi Arbeloa.

Të martën luhet finalja e parakohshme e Champions League, Real Madrid – Bayern.

The post Arbeloa mbron skuadrën para Bayern: Fajin e kam unë, të mendojmë… appeared first on Telesport.