Pjesa e parë mes Mallorca-s dhe Real Madridit është mbyllur 1-0 për vendasit, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Në minutën e 22-të, Real Madrid iu afrua golit, por goditja e Kylian Mbappe u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Leo Roman.
Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një krosimi të Pablo Maffeo dhe mungesës së vëmendjes të mbrojtjes madrilene, ishte Manu Morlanes që zhbllokoi shifrat, duke dërguar topin në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet 1-0 ëpr vendasit. Real Madrid ka dhe 45 minuta të tjera në dispozicion, për të përmbysur shifrat dhe për të qëndruar ende në lojë për titullin.
The post Real Madrid befasohet në Mallorca, Muriqi me shokë e mbyllin pjesën e parë në avantazh (video) appeared first on Telesport.










