Bllokohet rruga nga policia afër QKUK-së, tri gra arrestohen

Tri gra janë arrestuar nga policia e Kosovës që bllokoi rrugën me automjete te rrethi i vogël në hyrje të QKUK-së në Prishtinë.

Paparaci ka publikuar pamjet ku shihen gratë duke u futur në automjetin e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është kontaktuar nga Paparaci dhe është në pritje të detajeve rreth këtij rasti në afërsi të QKUK-së.