Vranët dhe intervale me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme, ku ka njoftuar se temperaturat minimale pritet të jenë mes 3 dhe 6 gradë celsius.

Ndërsa ato maksimale, pritet të jenë mes 10 dhe 13 gradë celsius.

Postimi:

Parashikimi i motit për vikend (04 & 05 prill 2026)

🌥 E shtunë:

Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin reshje shiu 🌧.

🌡 Temperaturat minimale: 3°C – 6°C

🌡 Temperaturat maksimale: 10°C – 13°C

🌬 Era: veriperëndim, 1–7 m/s

🌤 E diel:

Nga e diela pritet përmirësim i kushteve meteorologjike. Moti parashihet me vranësira të shpërndara dhe me diell ☀.

🌡 Temperaturat minimale: 1°C – 3°C

🌡 Temperaturat maksimale: 15°C – 18°C

🌬 Era: nga verilindja, e lehtë deri mesatare