Policia ka arrestuar në Obiliq dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa ata kanë qenë duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Pas procedurave policore lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.