Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, po shijon disa ditë pushimi në Maldives, transmeton IndeksOnline.
Së fundmi është zbuluar se ajo nuk është vetëm në këtë udhëtim, pasi po i kalon pushimet në shoqërinë e fituesit të sezonit të fundit të BBVK, Londrim Mekaj.
Ndonëse nuk janë dhënë ende shumë detaje për raportin mes tyre, prania e tyre së bashku ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe reagime në rrjetet sociale, duke shtuar dyshimet për një afrim të mundshëm mes tyre.











