Gjendet një granatë në një podrum të në ndërtese në veri, ndërhyn njësia speciale

Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është gjetur sot rreth orës 11:15 në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliu.

“Dyshohet për një mjet të dyshimtë (granatë)”, ka deklaruar Baliu.

Ndërkohë Mitropol ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediumit, Njësia Speciale ka gjetur granatën e dorës në një podrum banese në veri të Mitrovicës përballë ‘Krashit’. Menjëherë kanë ndërhyrë ekipet e demininit. Granata është larguar në mënyrë të kontrolluar.