Një litër naftë po tregtohet me 2.03 euro për litër në një pompë të derivateve në Kosovë të premten.
Një fotografi të cilën e ka publikuar portali Sinjali tregon se çmimi i një litri naftë në këtë pompë të derivateve është duke u tregtuar me çmim rreth 20 cent më të lartë sesa në pikat e tjera të derivateve.
Paparaci mëson se kjo pikë e derivateve ndodhet në magjistralen Ferizaj-Gjilan.
Ndërsa, në pikat e tjera të derivateve në vend çmimi naftës të premten sillet rreth 1.82 euro për litër.
Tregjet globale të naftës kanë pësuar çrregullime si pasojë e mbylljes së rrugës detare të naftës në Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë ka vendosur marzhë të fitimit maksimal prej 12 cent për litër në tregtimin e naftës me pakicë.
Ndërkaq, ekzekutivi ka miratuar sot Projektligjin për Çmimet Tavan. Ky projektligj synon të rregullojë çmimet e produkteve bazë dhe atyre të derivateve në kohë krizash. /Paparaci.com












