Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Hidrodrinit”

Qëndresa Kukaj-Prelvukaj është emëruar kryesuese e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” SHA – Pejë.

Emërimin e saj dhe tre anëtarëve të tjerë të Bordit e ka miratuar Qeveria e Kosovës në një mbledhje të premten.

Tre anëtarët e zgjedhur në Bordin Drejtues të Ujësjellësit “Hidrodrini” SHA janë: Naim Neziri, Mjellma Vokshi dhe Ismet Feka.

Anëtarët e emëruar kanë mandat 3-vjeçar. /Paparaci.com