Miratohet në qeveri Projektligji për Çmimet Tavan

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Projektligji, i cili është ekuivalent me ish-Projektligjin për Çmimet Tavan të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese tre vjet më parë, është miratuar me unanimitet të plotë në mbledhjen e qeverisë.

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila tha se janë marrë në konsideratë dhe janë adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila i kishte shpallur të pavlefshme disa nene të Projektligjit për Çmimet Tavan në vitin 2023.

Asokohe, gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Qeveria e kishte arsyetuar ligjin për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”. /Paparaci.com

Ligji për Çmimet Tavan, Kurti: Parandalon fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve