Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:00.
Gjukanoviq, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet, transmeton Klankosova.tv.
Sipas legjislacionit penal në Kosovë, spiunazhi trajtohet si vepër penale e rëndë dhe, nëse vërtetohet fajësia, parashihen dënime prej së paku pesë vjet burgim.
Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ajo ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).










