Tacchinardi: Ja emrat e mi për reformat që shpëtojnë kombëtaren e Italisë nga humnera

Janë ditë krize të hapur dhe kërkimi për zgjidhje në futbollin italian, pas eliminimit të tretë radhazi të kombëtares axurre nga Kupa e Botës. Për problemet foli edhe ish-mesfushori Alessio Tacchinardi në një intervistë për “Sport Mediaset”:

“Më vjen shumë keq për Gianluigi Buffon dhe Gennaro Gattuso, dy miq të mi që kanë dhënë gjithçka në fushë. Ka ardhur momenti të ndryshohet drejtimi, edhe për ndjenjë përgjegjësie e respekt ndaj tifozëve italianë. Ky është Botërori i tretë ku nuk arrijmë të kualifikohemi, dorëheqjet janë një akt përgjegjësie”.

Tacchinardi vazhdoi: “Ringritjen do ta nisja nga ish-futbollistët, me reforma. Do të duhet punë dhe kohë për ta përmirësuar futbollin tonë. Nevojiten njerëz që të jenë të dashur dhe që e duan kombëtaren. Disa emra janë Roberto Baggio, Paolo Maldini, Alessandro Del Piero, Francesco Totti. Emra të rëndësishëm, karizmatikë, që mund të ndryshojnë diçka. Kështu nuk mund të vazhdohet, për fat të keq, kombëtarja ka rënë në humnerë”.

The post Tacchinardi: Ja emrat e mi për reformat që shpëtojnë kombëtaren e Italisë nga humnera appeared first on Telesport.