Muaji prill ka nisur me mot kryesisht të vranët, i shoqëruar me riga shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.










