Një legjendë e vërtetë dhe fitues i “Topit të Artë”, shpall kandidaturën për kreun e FIGC: Kam një axhendë shumë specifike

Pas dorëheqjes së Gabriele Gravina si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), është mësuar kandidatura e parë për të marrë drejtimin e këtij posti.

Legjenda e Milanit, Gianni Rivera, i cili në vitin 1969 u bë italiani i parë që fitoi Topin e Artë, shpalli kandidaturën e tij, gjatë programit radiofonik “Caffè në Rai Radio 1 Sport”.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u habitur që nuk arritëm të kualifikohemi për Kupën e Botës, duhet ta them këtë sinqerisht. Në këtë moment ka probleme serioze që janë të vështira për t’u kapërcyer. Ne kemi treguar se nuk i kemi kapërcyer atoJam gati të bëhem president i FIGC-së sepse kam një program shumë specifik që kam zhvilluar me miqtë. Është një model që po e studiojmë dhe përgatisim që ndoshta mund të jetë i dobishëm për Federatën”, tha Rivera.

Çdo kandidat që dëshiron të kandidojë në zgjedhje duhet të paraqesë dokumentacionin formal deri më 7 qershor, me votimin e planifikuar për më 22 qershor.

The post Një legjendë e vërtetë dhe fitues i “Topit të Artë”, shpall kandidaturën për kreun e FIGC: Kam një axhendë shumë specifike appeared first on Telesport.