Arteta kërkon zbulimin e sezonit në Bundesligë, Arsenal befasohet nga çmimi: 100 milionë euro

Arsenal ka filluar që tani të bëjë lëvizjet e para për merkaton e verës. Një nga dëshirat e mëdha të Mikel Arteta është të përforcohet në sulm dhe emri që pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll është ai i Christian Kofane, sulmuesit kamerunas i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Bayer Leverkusen.

I transferuar verën e kaluar për 5 milionë euro nga Albacete, 19-vjeçari është përshtatur shumë mirë në sezonin e tij të parë te Leverkusen, ku ka shënuar edhe 7 gola dhe ka dhënë 8 asiste deri më tani, dhe konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni.

Pavarësisht cilësive të treguar në fushë dhe faktit që konsiderohet si një sulmues i ri shumë premtues për të ardhmen, shuma e kërkuar nga Leverkusen për ta lënë të lirë vetëm pas një sezoni është 100 milionë euro, absolutisht befasuese.

Megjithatë, londinezet janë të bindur se mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shifër më të ulët dhe Kofane të vihet nën urdhërat e Arteta nga vera e ardhshme.

The post Arteta kërkon zbulimin e sezonit në Bundesligë, Arsenal befasohet nga çmimi: 100 milionë euro appeared first on Telesport.