Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë që të ketë anëtarin e tretë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sekretari i LVV-së, Alim Rama ia ka dërguar letër presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke i kërkuar asaj emërimin e anëtarit të tretë në KQZ.
“Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së Presidentes për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” (Nr. të lëndës: KO81/26).”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se është i qartë vullneti politik i qytetarëve i shprehur me votë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“E meqë parimi themelor është se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, kerkojmë që të respektohet ky parim, rrjedhimisht vullneti i qytetarëve.”, ka thënë Rama.
Ndryshe, VV-ja pretendon se i takojnë tre anëtarë në KQZ, derisa PDK-ja ajo duhet ta ketë anëtarin e dytë, pasi që deri më tash vetëm njëri është emëruar.
Për këtë, pas vendimit të Kushtetueses, PDK-ja ka kërkuar nga Osmani anëtarin e dytë të saj në KQZ.










