Mos kualifikimi i Italisë për herën e tretë rresht në Kupën e Botës, ka shkaktuar një tension të madh, ku i gjithë vendi këto ditë zien nga debatet e mëdha, idetë, diskutimet e kundërshtitë e shumta ndja njëra-tjetrës.
Politikani Ignazio La Russa, tifoz i njohur i Interit, përmes një reagimi për “Corriere della Sera”, ka propozuar që Italia të “kopjojë” Brazilin dhe të marr si trajner Jose Mourinho-n.
“Nëse Brazili mund të punësojë një trajner të shkëlqyer dhe të huaj si Carlo Ancelotti, pse nuk mund të marrim dikë si Jose Mourinho?”, pyet La Russa. Një ide në fakt që ka ngjallur jo pak debate dhe diskutime, pasi ka nga ata që janë dakord, por ka dhe të tjerë që duan një trajner italian për kombëtaren.
Ndërkohë që emra të tjerë që po qarkullojnë këto ditë për të marrë drejtimin e “Axurrëve” janë Max Allegri, Antonio Conte dhe Roberto Mancini.
The post “Pse mos të marrim Mourinho-n si trajner?”, propozimi i një interisti sjell debat të madh në Itali appeared first on Telesport.










