Steven Gerrard dhe Liverpool, një lidhje që nuk është shkëputur kurrë. Ish-kapiteni u rikthye në “Anfield” javën e kaluar për të drejtuar “Liverpool Legends” në një ndeshje bamirësie kundër veteranëve të Borussia Dortmundit dhe fjalët e tij në podcastin “The Overlap” rindezën debatin për të ardhmen e tij si trajner.
I pyetur për mundësinë që një ditë të ulet në pankinën e klubit që e bëri legjendë, ai u përgjigj me sinqeritet: “A dua ta stërvit Liverpool-in në një moment të jetës sime? Sigurisht, është një ëndërr. A do të isha gati tani, për ta përballuar për një periudhë të gjatë? Ndoshta jo”.
Ai hapi derën për një rol tjetër, asistent trajner: “Varet kush është, si shkon biseda dhe nëse ka nevojë për mua. Do ta bëja për Liverpool-in nëse ma kërkojnë dhe nëse mendojnë se jam njeriu i duhur. Do të isha aty, absolutisht”.
The post Gerrard “i shkel syrin” Liverpool-it: Ta stërvis është ëndërr, por nuk jam gati. Asistent? Do ta bëja appeared first on Telesport.










