Ministri i Financave, Hekuran Murati është deklaruar lidhur me kërkesat që edhe punëtorëve të sektorit privat t’i ndahet paga e 13-të.
Në një deklarim për rtv21, Murati tha se “secili punëdhënës është përgjegjës për pagat që jep”, duke mos komentuar më shumë.
Paga e 13-të është ekzekutuar të martën, për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.
Vendimi u mor të hënën nga Qeveria e Kosovës, raporton Paparaci.
Ajo ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të.










