Nga Egjipti konfirmojnë, Salah ka marrë oferta zyrtare nga dy skuadrat “big” të Europës

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, ka marrë tashmë oferta nga skuadra si Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, pas njoftimit të tij se do të largohej nga “Anfield” në fund të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Federatës Egjiptiane të Futbollit gjatë kohës që sulmuesi ka qenë në kombëtare ditët e fundit

Salah zbuloi javën e kaluar se do t’i jepte fund karrierës së tij nëntëvjeçare me “reds” këtë verë, pasi ka shënuar 255 gola në të gjitha garat dhe numri i tyre vazhdon të rritet për klubin. 33-vjeçari do të largohet falas nga kampionët e Premier League në qershor dhe shumë besojnë se ai do të transferohet në Saudi Pro League sezonin e ardhshëm.

Liverpool hodhi poshtë një ofertë prej 150 milionë funtesh për lojtarin nga Al-Ittihad në vitin 2023, por  drejtori i ekipit kombëtar të Egjiptit, Ibrahim Hassan, pretendon se lojtari ka interes nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Personalisht, do të preferoja që ai të qëndronte në Evropë. Kam dëgjuar për oferta nga Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe klube nga Italia”, tha Hassan.

Një kalim në Shtetet e Bashkuara është diskutuar gjithashtu, por Hassan e ka përjashtuar këtë mundësi, duke shtuar: “Një kalim në MLS? Ai do të ishte shumë larg vëmendjes. Nuk do ta mbani mend më shumë sesa e mbaj mend unë Lionel Messi tani.

The post Nga Egjipti konfirmojnë, Salah ka marrë oferta zyrtare nga dy skuadrat “big” të Europës appeared first on Telesport.