LVV s’e përkrah pa kushte rezolutën kundër ekspozitës së Gashit, deputetët e PDK-së braktisin seancën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë nga salla pasi nuk morën miratimin për caktimin si pikë të parë të rendit të ditës draft-rezolutën për mbrojtjen e së vërtetës dhe të viktimave të luftës.

Vlora Çitaku tha se vetëm deputeti i PDK-së do të qëndrojë në seancë, Nait Hasani, për të folur në emër të PDK-së.

Ndërkohë, Vetëvendosja ka kërkuar që teksti të harmonizohet edhe me propozimet e tyre, ndërkohë opozita ka deklaruar se meqë tekstin e kanë dërguar të mërkurën dhe që sipas tyre kohë kanë pasur ta analizojnë, rezoluta të votohet sot para secilës pikë tjetër.