Ndëkohë që te Napoli janë ende duke pritur rikthimin e Romelu Lukaku, trajnerit Antonio Conte i duhet të përqendrohet në ndeshjen e madhe të së hënës kundër Milan. Sulmuesi belg qëndroi në atdheun e tij për t’u rikuperuar nga një dëmtim në muskujt e legenit.
Kthimi i tij është njoftuar për 10 prill, pra do të mungojë ndaj kuqezinjve, ndaj trajneri italian ka filluar të eksperimentojë për një opsion të ri sulmues, duke i dhënë përparësi brazilianit Giovane, i cili ende nuk është vendosur në formacionin titullar.
Ai mund të jetë ai që do të zëvendësojë Hojlund në fazat e fundit të ndeshjes. Giovane ka mbetur në Napoli për të studiuar me kujdes formacionet së bashku me të rinjtë e tjerë që nuk janë në detyrë ndërkombëtare, siç është bashkëkombësi i tij Allison.
Conte ka patur dje ekipin e plotë pas ndeshjeve të kombëtareve, të etur për të shfrytëzuar sa më shumë pjesën e fundit të sezonit. Të hënën në mbrëmje, “Maradona” është gati t’i shtyjë lojtarët për fitoren dhe për të kapërcyer Milan në renditje, për të siguruar një vend në Champions sezonin tjetër.
The post Conte pa Lukaku ndaj Milan, trajneri përgatit skuadrën për sfidën e madhe që vlen zonën Champions appeared first on Telesport.










