Kroacia u mund 3-1 nga Brazil në miqësore, me gola të Danilo, Igor Thiago dhe Martinelli, ndërsa për kroatët shënoi vetëm Majer. Pas ndeshjes pati një takim nostalgjik mes Carlo Ancelotti, Vinicius Junior dhe Luka Modric. Ky i fundit komentoi:
“Na dhemb rezultati, por mendimi im është se treguam shumë gjëra të mira. Ka pasur gabime, duhet t’i korrigjojmë, sidomos ndaj skuadrave të mëdha. Përshtypja pas këtyre dy ndeshjeve është pozitive, besoj se në Botëror do të jemi gati”.
Për penalltinë e dhënë në fund dhe shndërruar në gol nga Igor Thiago: “Isha shumë larg. Josip tha se penalltia ishte shumë e mëshirshme…” Për lojën me tre mbrojtës: “Kemi parë gjëra pozitive. Ky sistem na përshtatet, por mund të luajmë edhe me katër. Trajneri do të vendosë”.
Për turneun në Amerikë ndaj Kolumbisë dhe Brazilit: “Ishte test i mirë për të ndërtuar atë që na pret në Botëror. Nuk dua të flas për performancën time apo të të tjerëve, por kjo ishte miqësore. Në ndeshjet e vërteta do të jemi më mirë”.
The post Kroacia humbi ndaj Brazilit, asnjë alarm për Modric: Në Botëror do të jemi gati appeared first on Telesport.










