“Tashmë vendimi është marrë”! Casemiro hedh poshtë idenë e ndryshimit të vendimit të tij për t’u larguar nga Manchester United në fund të sezonit. Mesfushori është rigjallëruar nën drejtimin e Michael Carrick, duke shënuar dy gola në tre ndeshjet e tij të fundit në Premier League.
United njoftoi në janar se Casemiro do të largohej nga klubi kur kontrata e tij të skadojë pas katër sezonesh në “Old Trafford” dhe më shumë se 150 paraqitjeve. Duke folur nga kombëtarja, 34-vjeçari brazilian tha: “Unë ende po e shijoj shumë kohën time në Manchester”.
“Është e jashtëzakonshme dashuria që tifozët kanë treguar ndaj meje. Por unë vërtet besoj se vendimi është marrë përfundimisht. Unë besoj se do të jenë disa momente të vështira për mua këto ndeshje të fundit te Manchester United“, shtoi Casemiro.
Mesfushori thuri lëvdata për Carrick dhe ndikimin që ai ka pasur te “djajtë e kuq” që kur mori përsipër detyrën e trajnerit. “Mbi të gjitha, Michael është një specialist në pozicionin tim në fushë. Ai ishte një lojtar vërtet i shkëlqyer,” shtoi braziliani.
“Kjo e bën gjithçka shumë më të lehtë dhe ai gjithmonë flet me ne. Ndihem sikur jemi në një dinamikë të mirë tani në Manchester dhe objektivi im tani është ta kthejmë klubin në Champions League”, deklaroi Casemiro.
United ka fituar shtatë nga 10 ndeshjet e tyre të fundit për t’u ngjitur në vendin e tretë në tabelën e Premier League dhe do të përballet me Leeds në ndeshjen e tyre të radhës më 13 prill.
The post “Vendimi tashmë është marrë, ndeshjet e fundit me Manchester United do të jenë emocionuese” appeared first on Telesport.










