Edhe Franco Baresi ka komentuar humbjen me penallti të Italisë në Zenica, që vulosi mungesën në Botëror: “Pati episode që ndikuan negativisht për kombëtaren tonë, por Italia nuk mund ta lërë për fare në fund sigurimin e kualifikimit”.
Ai shtoi: “I gjithë futbolli italian duhet të bëjë ‘mea culpa’, sepse rezultatet e 20 viteve të fundit janë të dukshme për të gjithë, përveç triumfit të izoluar në Europian”.
Legjenda e Milanit megjithatë e “shfajësoi” Gennaro Gattuso: “Në këto muaj ai dha shpirtin dhe, sipas meje, bëri edhe një punë të mirë me pak kohë që kishte në dispozicion, por fatkeqësisht nuk mjaftoi. Nuk më takon mua të them nëse duhet vazhduar me të, por sigurisht është ndër më pak përgjegjësit për këtë disfatë”.
The post Baresi mbron Gattuson: S’më takon mua nëse duhet të vazhdojë, por është ndër më pak përgjegjësit appeared first on Telesport.










