As koha për të lënë pas, të paktën pjesërisht, fishkëllimat për rastin “Kalulu”, nuk mjaftoi. Alessandro Bastoni rikthehet në makthin e një viti 2026 të nisur keq. Gabimi i tij, i shoqëruar me përjashtim në Bosnjë-Itali, ndikoi drejtpërdrejt në finalen e “play off”-it. Ai vazhdon të luajë në një rol që nuk i përshtatet plotësisht, ndërsa mbetet në qendër të kritikave.
Bastoni dhe bashkëshortja e tij kanë kufizuar komentet në rrjetet sociale për shkak të një vale fyese, situatë që ndodhi edhe pas Inter-Juve. Paradoksalisht, “shpëtimi” mund të vijë larg Italisë, me Barcelonën të interesuar.

Mbrojtësi zikaltër ka bërë dy gabime të rënda në pak javë; festimi pas simulimit ndaj Pierre Kalulu dhe kartoni i kuq ndaj Bosnjës, pas një pozicionimi të gabuar dhe ndërhyrjeje të vonuar. Të barazoheshin 1-1 do të ishte më pak e dëmshme sesa ta linte Italinë me 10 lojtarë nga fundi i pjesës së parë deri në të 120-tën, para penalltive.
Reagimi i ashpër në rrjet dhe eliminimi nga Botërori e kanë kthyer në shënjestër. Megjithatë, ai mbetet një aset i rëndësishëm. Interi mund të dëgjojë oferta prej 70–80 milionë eurosh. Largimi mund të jetë zgjidhje, ose një mundësi për t’u ringritur aty ku është.
The post Nga Kalulu në Zenicë, sërish nën akuzë. Bastoni dhe bashkëshortja kufizojnë komentet në rrjetet sociale appeared first on Telesport.










