Moggi: Futbolli italian ka marrë fund më 2006, kombëtarja është pasqyra e sistemit

Mbetja jashtë, për herë të tretë radhazi, e Italisë nga Botërori vazhdon të sjellë reagime të forta. Ndër më të ashprit ishte Luciano Moggi, i cili foli për “Radio Tutto Napoli”. Ish-drejtuesi i Juventusit dhe Napolit sheh krizë të qartë: “Kujtoni që rezultati i fundit i madh ishte më 2006, kur fituam Botërorin, me një strukturë të fortë drejtuese. Që atëherë, me fillimin e ‘Calciopoli’, futbolli italian ka marrë fund”.

Ai shtoi: “Kombëtarja është pasqyra e sistemit. Nëse nuk shkojmë në Botëror tri herë radhazi, kjo do të thotë se diçka nuk funksionon në bazë. Thuhet se peshku qelbet nga koka, prandaj Gabriele Gravina duhet të largohet. Nuk ka qenë as me fat dhe as në lartësinë e duhur”.

Sipas Moggit, nevojitet një kthesë radikale: “Duhet ta nisim nga zero, nevojitet pastrim total. Ministri Andrea Abodi duhet të ndërhyjë seriozisht. Mjaft me fjalë, duhet revolucion i vërtetë”.

Në fund, ai mbështeti edhe Aurelio De Laurentiis: “Ka të drejtë. Duhet një reformë e përgjithshme, sepse kështu nuk mund të vazhdohet. Sot kemi frikë edhe nga Bosnja, kjo thotë gjithçka”.

The post Moggi: Futbolli italian ka marrë fund më 2006, kombëtarja është pasqyra e sistemit appeared first on Telesport.