Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, gjatë një konference për media kritikoi çasjen e KEDS-it dhe të Ministrisë së Industrisë karshi njehsorëve elektrik.
Sipas Azemit të dyat pranuan që ka pasur devijime, prandaj duhet të hetohen të dyat edhe për tërheqjen e njehsorëve pa filluar hetimi nga Prokuroria.
‘’Nuk thanë asgjë KEDS, përpos një manipulimi, e pranuan që ka pasur devijime, por mundohen që këto t’i quajnë devijime të vogla. Mostrat tona kanë treguar të kundërtën, tregojnë që koha në njehsor matet gabimisht. Ky është organizim dhe skenë bukur e madhe e mashtrimit’’, deklaroi Azemi.









