Salah do të jetë zëvendësuesi i Rodrygos- te Real Madrid? Perez nuk lë vend për surpriza dhe bën të ditur vendimin e tij

Duke qenë se Rodrygo është i dëmtuar dhe pritet të mungojë të paktën deri në fund të vitit 2026, Real Madrid është i detyruar të ndërhyjë në merkaton e verës për të transferuar një sulmues të krahut të djathtë. Një nga emrat që ka qarkulluar së fundmi si zëvendësuesi i mundshëm i Rodrygo është edhe Mohamed Salah. Egjiptiani do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2027.

Por, Salah nuk do të transferohet te Real Madrid. “Defensa Central” zbulon se Florentino Perez ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Salah. Drejtuesit e “Los Blancos” e vlerësojnë shumë egjiptianin, por po shohin për një profil tjetër sulmuesi për krahun e djathtë, i cili do të zëvendësojë Rodrygo-n.

Deri tani ende nuk është zbuluar emri apo emrat që pëlqejnë te Real Madrid për krahun e djathtë të sulmit, por është e sigurt që do të ketë një transferim me patjetër në këtë pozicion.

The post Salah do të jetë zëvendësuesi i Rodrygos- te Real Madrid? Perez nuk lë vend për surpriza dhe bën të ditur vendimin e tij appeared first on Telesport.