Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit gjatë daljes në terren ka hasur njehsorë elektrikë në të cilët janë vërejtur mospërputhje të kohës.
Komisioni i posaçëm i thelemuar nga MINT për trajtimin e ankesave të konsumatorëve për njehsorët elektrikë, sot gjatë ditës ka dalë në terren bashkë me Inspektoratin Qendror të Tregut.
Gjatë terrenit, janë hasur njehësore të cilët kishin mospërputhje të kohës.
Ata janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.
Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë, thonë nga MINT.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, konkretisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që parashtrojnë ankesa në adresën elektronike [email protected], të bashkëngjisin numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet në kohën më të shpejtë të mundshme.










