Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të padeklaruara në pikën kufitare Vërmicë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë një kontrolli të veturës me targa të huaja janë gjetur mallra të padeklaruara, me një vlerë të përafërt rreth 1,500 euro.

Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në luftimin e dukurive të kundërligjshme, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbrojtje të ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.