Sipas informacioneve më të fundit, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani e ka anuluar vizitën e planifikuar në Serbi në momentin e fundit, pikërisht ndërkohë që protokolli shtetëror i Serbisë tashmë po e priste në aeroportin e Beogradit, transmeton Paparaci.
Vizita ishte planifikuar për sot (1 prill 2026) dhe anulimi erdhi në momentin e fundit para fluturimit.
Delegacioni i Serbisë ishte tashmë i organizuar për pritjen në aeroport.
Nuk është bërë e ditur zyrtarisht ndonjë arsye konkrete për anulimin.
Anulime të tilla “në minutën e fundit” në diplomaci, konsiderohen si të pazakonta dhe potencialisht sinjal i ndjeshëm dhe shpesh tregojnë për ndryshim të papritur të rrethanave ose mosmarrëveshjeve që mund të kenë peshë politike, edhe nëse më vonë shpjegohen me arsye teknike.
Në faqen e internetit të presidentit të Serbisë është shkruar vetëm kjo:
“Shtyhet takimi i njoftuar mes Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, i cili duhej të mbahej sot, më 1 prill 2026. Data e re e takimit do të njoftohet më vonë”.
Ky takim ishte më parë planifikuar për sot në orën 11:15./Paparaci.com










