Gjatë një interviste për “Sky Sport”, Demetrio Albertini foli për Italinë e Sacchit dhe krizën aktuale: “E humbëm Botërorin me penallti, bëmë një punë të jashtëzakonshme, edhe pse kishte ndarje në opinionin publik. Roberto Baggio na ndihmoi shumë dhe ishte kampion. Ndonjëherë narracioni nuk është realiteti”.
Për mbetjen e kombëtares axurre jashtë Botërorit të tretë radhazi nga Botërori: “Duhet parë sistemi në tërësi, jo të ndalemi te një penallti apo një karton i kuq i munguar. Prej vitesh përsërisim të njëjtat gjëra; ka shumë anë pozitive, por flasim më shumë për ato negative. Është herët për vendime, nëse duam të vërtetën duhet të pranojmë edhe gjëra të pakëndshme. Duhet një analizë jo sipërfaqësore”.
Për Malagò: “Është figurë përfaqësuese e gjithë lëvizjes. Nuk do t’ia vija fajin një personi të vetëm. Na duhet një rilindje, jo thjesht rregullim. Është edhe problem social; fëmijët nuk do ta jetojnë Botërorin si protagonistë”. Për ndonjë rol të tij: “Kam qenë 20 vite në federatë, nuk është momenti për këtë përgjigje”.
The post Dështimi i Italisë, flet Albertini: Eshtë shpejt për “prerje kokash”, duhet analizë e thellë appeared first on Telesport.









