Robert Lewandowski la të kuptohet se mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me kombëtaren polake ndaj Suedisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror. Pas golit të Viktor Gyokeres në minutën e 88-të, që i dha Suedisë fitoren 3-2 ndaj Polonisë, Lewandowski postoi në Instagram një foto me shiritin e kapitenit, me këngën ‘Time to Say Goodbye’ në sfond.
Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja, megjithatë ka pasur momente më parë që dukeshin si fund i karrierës ndërkombëtare. Lewandowski ka luajtur rekord prej 165 ndeshjesh me Poloninë, që nga debutimi i tij me gol ndaj San Marinos më 2008, në moshën 20-vjeçare.
Me 89 gola, ai është thuajse dyfishi i çdo futbollisti tjetër polak në këtë drejtim, por vetëm dy herë ka arritur në Botëror, me rezultatin më të mirë 1/8 finale më 2022. E ardhmja e tij në rang klubi është e pasigurt; kontrata me Barcelonën skadon në fund të sezonit, teksa ka shënuar 16 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

The post Polonia jashtë Botërorit, Lewandowski drejt lamtumirës nga kombëtarja appeared first on Telesport.









