Botërori 2026 pa kombëtaren axurre, por një copëz italiane do të jetë prezente

Italia si kombëtare nuk do të jetë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por “përfaqësimi” italian nuk mungon. Në krye të listës së shkurtër “axurre” është Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit. Pas triumfeve të mëdhenj me klubet, ai ka pranuar sfidën për ta rikthyer Seleçao-n në majën e botës. Jo detyrë e lehtë, por nëse dikush mund ta bëjë, është pikërisht “Don Carlo”. Sfida e parë? Kalimi i grupit, ku bëjnë pjesë Maroku, Skocia dhe Haiti.

Ambicie të tjera kanë Vincenzo Montella dhe Fabio Cannavaro. I pari e udhëhoqi Turqinë në Botëror përmes “play off”-it dhe do të paraqitet si surprizë, me talente si Yildiz e Calhanoglu, duke pretenduar një rol protagonist në grupin me SHBA, Australi dhe Paraguaj.

Cannavaro do të jetë trajneri i parë i Uzbekistanit në një Botëror. Kualifikimi u arrit me Kapadze në stol, por federata zgjodhi italianin për eksperiencën ndërkombëtare. Ai e ka nisur mirë dhe mund të jetë “shkatërrues” në grupin me Portugalinë, Kolumbinë dhe Kongon.

Italia mund të përfaqësohet edhe nga tre gjyqtarë në Botërorin 2026: Maurizio Mariani, Marco Guida dhe Marco Di Bello, të parin në fushë dhe dy të tjerët në VAR.

The post Botërori 2026 pa kombëtaren axurre, por një copëz italiane do të jetë prezente appeared first on Telesport.