Policia e Kosovës ka sekuestruar një kallashnikov dhe një revole pas kontrollit që ua ka bërë dy personave në fshatin Duzhnje të Gjakovës.
“Më datë 01 prill 2026 zyrtarët policorë në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, gjatë angazhimit për parandalimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në fshatin Duzhnje-Gjakovë gjatë patrullimeve kanë hasur në dy persona meshkuj të moshës madhore ku gjatë verifikimit dhe kontrollit është konstatuar se të njëjtit posedonin dy armë pa leje, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë e llojit AK-47, një pistoletë SIG Sauer, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Personat e dyshuar janë intervistuar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.









