Një lokal në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është kapluar nga zjarri të martën rreth orës 23:30.
Bazuar në njoftimin zyrtar, rasti është iniciuar si “zjarrvënie’” megjithatë nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar.
“Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.










