Gattuso me lot në sy: Kërkoj falje që nuk ia dolëm, e ardhmja ime nuk ka rëndësi

Gennaro Gattuso u shfaq i zhgënjyer dhe pothuajse me lot në sy pas humbjes në Bosnje, që e dënon Italinë të mungojë në Botëror për herë të tretë radhazi: “Këta djem nuk e meritonin një goditje të tillë për vendosmërinë dhe përkushtimin. Kemi vuajtur, kemi dhënë gjithçka dhe kemi luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 40-të. Jemi të trishtuar, na dhemb shumë. Jam krenar për skuadrën, djemtë më kanë befasuar edhe mua për zemrën dhe shpirtin që treguan, por ky është futbolli”.

Ai shtoi: “Kemi qenë në llogore. Nëse më shpojnë me një gjilpërë, nuk del asnjë pikë gjaku, kaq shumë dhemb”.

Trajneri i Italisë, duke folur për “Rai”, shmangu pyetjet për të ardhmen (kontrata i përfundon në fund të korrikut): “Nuk është momenti për ta diskutuar, nuk ka rëndësi. Tani ka rëndësi vetëm që nuk do të shkojmë në Botëror edhe një herë. Unë kërkoj falje që nuk ia dolëm”.

The post Gattuso me lot në sy: Kërkoj falje që nuk ia dolëm, e ardhmja ime nuk ka rëndësi appeared first on Telesport.